Nëse e keni zakon fërkimin e syve duhet me patjetër të lexoni këtë artikull

03/11/2022 17:57

Çfarëdo arsye që keni për të fërkuar sytë, mjekët thonë se nuk është një ide e mirë.

Dermatologia Nava Greenfield, e cila shpjegon se disa gjendje mjekësore, si sytë e thatë apo alergjitë, mund të shkaktojnë fërkim të syve shprehet ndër të tjera se:

“Lëkura poshtë syve është më e holla në të gjithë trupin. Për të reduktuar ndjenjën e kruajtjes, nevojitet një steroid aktual për të parandaluar nevojën dhe nxitjen për gërvishtje. Në raste të tjera mund të përdoren edhe antihistaminikë”.

Në çdo rast, dermatologët këshillojnë t’i mbani duart larg syve sepse zakoni i fërkimit mund të ndikojë seriozisht në pamjen dhe shëndetin tuaj. Dermatologia Snell Amin thotë se:

“Sytë e skuqur mund të shkaktohen nga fërkimi derisa të shpërthejnë kapilarët. Fërkimi kronik i syve mund të çojë gjithashtu në rrathë të errët poshtë syve, të njohur si hiperpigmentim progresiv. Sa më e errët lëkura juaj, aq më keq mund të jetë. Kur i fërkoni shpesh sytë, e vendosni lëkurën në rrezik të trashjes. Fërkimi kronik jo vetëm që dëmton lëkurën e qepallës, por mund të shkaktojë edhe mikro-gërvishtje në kornea që mund të çojë më tej në turbullim të shikimit, një gjendje e njohur si keratokonus. Sytë janë një portal për infeksionet sepse mikrobet nga duart mund të hyjnë në trup përmes mukozës së syve”.

Ndërkaq, ju shuajmë një kuriozitet. Të gjithë njerëzit me sy të çelët sot në botë e kanë prejardhjen nga një europian i vetëm i cili ka jetuar 6,000 deri në 10,000 vjet më parë.

Një studim i fundit hedh dritë mbi faktin befasues. Normalisht, të gjithë njerëzit kishin sy me ngjyra në nuancat e kafes, por kjo ndryshoi për shkak të një mutacioni të pësuar nga ky individ, që shkaktoi më pas ndryshimin edhe tek të tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA