“Më shpejt drejt BE-së”/ Tre marrëveshjet mes Ballkanit, lëvizje me karta identiteti, njohje e diplomave

03/11/2022 19:15

Atë që nuk e bëri dot Open Balkan, e bëri Procesi i Berlinit i nisur në 2014 nga ish-kancelarja gjermane Angela Merkel, e që sot, në sfondin e  luftës në Ukrainë dhe vëmendjes së ripërtërirë të Europës për Ballkanin Perëndimor, përjeton një dimension të ri, mjaft më konkret.

Nisma e rizgjuar prej shefit të ekzekutivit gjerman, Olaf Scholz synon rezultate të prekshme, dhe në kryeqytetin gjerman, ky mesazh u përcoll qartë me nënshkrimin e tre marrëveshjeve të lëvizshmërisë që parashikojnë lëvizjen e lirë të njerëzve me karta identiteti, njohjen e diplomave dhe dhe kualifikimeve për tri profesione: mjekët, arkitektët dhe dentistët.

Marrëveshjet u firmosën nga kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, që në samitin e Berlinit konsiderohen si të barabartë. Kancelari Scholz e bëri të qartë se stabiliteti dhe prosperiteti i rajonit nuk mund të shkëputet nga stabiliteti dhe prosperiteti i Europës në tërësi. “Europa mund të kompletohet vetëm me Ballkanin Perëndimor si pjesë të saj,” ishte komenti i tij.

Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është në interes të Europës. Për këtë arsye, në të gjithë duhet ta shtojmë angazhimin tonë më qëllimin të përmbushen pritshmëritë e krijuara gati dy dekada më parë në Selanik“- tha Olaf Scholz, kancelar i Gjermanisë.

Scholz u shpreh i bindur se Procesi i Berlinit do të shkojë përtej çlirimit të potencialit të plotë të bashkëpunimit rajonal, duke ndihmuar edhe në përshpejtimin e rrugës së vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit të plotë në BE. Për to megjithatë ka edhe një kërkesë thelbësore, por shumë të rëndësishme për bllokun europian: shmangia e konflikteve rajonale. Është koha e duhur për të kapërcyer konfliktet rajonale që kanë vazhduar për shumë gjatë. Konflikte që ju ndajnë dhe i mbajnë vendet tuaja prapa në rrugën tuaj drejt Europës”, u tha kancelari gjerman gjashtë kryeministrave të pranishëm.

Ai pohoi sakaq publikisht se plani franko-gjerman për Kosovën ekziston vërtet. Ne dhe Qeveria franceze jemi duke u munduar që ta bëjmë të arritshme, të realizueshme dhe shpresoj që shumë shpejt të kemi një proces ku të dy qeveritë do të ecin përpara dhe do të arrijnë një marrëveshje”, deklaroi kancelari gjerman.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA