Mbi 33 kilogram kokainë mes bananeve që vinin nga Ekuadori në portin e Durrësit, shoqërohen në polici 8 persona

03/11/2022 18:41

Mbi 33 kilogram lëndë narkotike është sekuestruar pasditen e sotme në portin e Durrësit.

Si rezultat i kontrollit me qen antidrogë, shërbimet e Policisë konstatuan në 2 arka bananesh të një kontejneri të ngarkuar me banane, që kishte ardhur nga Ekuadori, 31 pako të mbushura me kokainë, me peshë totale 33.5 kilogramë.

8 persona, pjesëtarë të firmës që priste ngarkesën me banane dhe punonjës të skanerit në Portin e Durrësit janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Porti i Durrësit gjatë muajve të fundit është bërë destinacioni i sasive të drogës, që vjen nga kryesisht nga Amerika Qendrore dhe ajo Latine, qoftë me kontejner, ashtu edhe me anije. Lënda është gjetur kryesisht mes bananeve, por dhe mallrave të tjerë.

Nisur nga fakti që në portin e Durrësit se paku dy vitet e fundit janë zbuluar vazhdimisht dërgesa me kokainë, autoritetet janë të bindura se porti më i madh në Shqipëri është kthyer në një rrugë kalimi që përdoret nga narkotrafikantët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA