Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim pas takimit me kreun dhe prokurorët e SPAK tha se pavarësisht kërcënimeve dhe tentativave për joshje, SPAK është i përqendruar që të japë gjithnjë e më shumë rezultate për të çuar përpara Reformën në Drejtësi.
Kim theksoi se pavarësisht postit apo pasurisë, askush nuk është mbi ligjin dhe se i duhet dhënë fund pandëshkueshmërisë.
E dërguara e Washingtonit, u shpreh se Shqipëria duhet të heqë dorë nga e kaluara në mënyrë që të ecë përpara dhe të mund të bëhet anëtare e plotë e BE-së.
Ajo riktheksoi se SHBA do vazhdojë të mbështesë zbatimin e plotë të reformës në drejtësi në Shqipëri.
“U takova me kreun Kraja & prokurorët e SPAK për të përsëritur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për punën e tyre të rëndësishme. Pavarësisht kërcënimeve dhe tentativave për joshje, SPAK është i përqendruar që të japë gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se askush – pavarësisht postit apo pasurisë – nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri. I duhet dhënë fund mënyrave të vjetra që Shqipëria të ecë përpara, të mund të bëhet anëtare e plotë e BE-së – në mënyrë që qytetarët e thjeshtë të marrin frymë lirisht dhe të ndërtojnë një jetë më të mire për veten dhe fëmijët e tyre. SHBA do vazhdojë të mbështesë zbatimin e plotë të reformës në drejtësi. Të vazhdojmë të ecim përpara së bashku”! Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim”, shkruan ambasada amerikane në Tiranë.
Top Channel