Një vrasës i dyfishtë nekrofil ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me 23 gra të vdekura në morgun e njw spitali të Anglisë.
David Fuller, 68 vjeç, u deklarua fajtor për 12 akuza për penetrim seksual të një kufome dhe katër akuza për posedim të pornografisë ekstreme midis viteve 2007 dhe 2020 në Gjykatën Croydon Crown.
Ish-elektricisti i spitalit Tunbridge Wells, i cili tashmë po vuan dënimin për vrasjen e dy grave dhe abuzimin seksual të 78 kufomave femra, u paraqit në gjykatë për t’u përballur me 16 akuza të reja në fillim të këtij viti.
Policia e Kentit tha se një hetim kishte çuar prova që kishin të bënin me një total prej 101 viktimash dhe akuzat e fundit lidhen me 23 viktimat të tjera, të cilat të gjitha ishin gra të rritura, të vdekura , nga të cilat 10 nuk janë identifikuar.
Pensionisti u burgos për rrahjen dhe mbytjen e Wendy Knell, 25 vjeç dhe Caroline Pierce, 20 vjeç, për vdekje përpara se t’i sulmonte seksualisht në Tunbridge Ëells, Kent, në vitin 1987.
Ai gjithashtu filmoi veten duke abuzuar me kufomat, duke përfshirë një vajzë 9-vjeçare, dy 16-vjeçare dhe një grua 100-vjeçare, mbi 12 vjet përpara arrestimit të tij në dhjetor 2020.
Fuller mori dy dënime të përjetshme në dhjetor 2021 pasi u deklarua fajtor në Gjykatën e Maidstone Crown për 2 vrasjet, si dhe 51 vepra të tjera, duke përfshirë 44 akuza që lidhen me 78 viktima në mort midis viteve 2008 dhe nëntorit 2020.
Top Channel