Foto ilustruese

Shtatë persona janë vënë në pranga, ndërsa dy janë janë nën hetim për vepra të ndryshme penale.

Ilir Hoxha, 52 vjeç u arrestua pasi GKykata e Tiranës e dënoi me 11 muaj e 25 ditë burgim, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, kryer në bashkëpunim.

Një 26-vjeçar banues në Tiranë u arrestua pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ndaluan shtetasin D. H., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu në pranga ranë edhe A. C., 32 vjeç dhe M. Xh., 23 vjeç, si dhe nisi procedimi penal për shtetasit D. Xh., 51 vjeç dhe B. Xh., 39 vjeç, të katërt banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në një lokal, në rrugën Tiranë-Ndroq, këta shtetas nuk u janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për kontroll. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. C. iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Noftimi i plotë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit ndaluan shtetasin në kërkim Ilir Hoxha, 52 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë e ka dënuar me 11 muaj e 25 ditë burgim, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, kryer në bashkëpunim.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ndaluan shtetasin D. H., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjithashtu, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit A. C., 32 vjeç dhe M. Xh., 23 vjeç, si dhe nisi procedimi penal për shtetasit D. Xh., 51 vjeç dhe B. Xh., 39 vjeç, të katërt banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në një lokal, në rrugën Tiranë-Ndroq, këta shtetas nuk u janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për kontroll. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. C. iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. K., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit:
– F. V., 31 vjeç, banues në Valias, pasi dyshohet se ka vjedhur disa pajisje duralumini në banesën e shtetasit F. B., në Kamzë, si dhe një kompjuter, në banesën e shtetasit Z. K., në rrugën “Abdi Toptani”;
– K. H., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA