E bujshme/ Portieri shqiptar firmos me klubin e njohur italian

03/11/2022 20:30

Alessio Abibi rikthehet në Itali dhe firmos për klubin e njohur të Perugias, që militon në Serinë B.

Portieri 25-vjeçar shqiptar ishte i lirë që prej përfundimit të kontratës me Dundalk dhe gjatë pasdites së sotme hodhi firmën mbi kontratë me klubin e Perugias, ku do të qëndrojë të paktën deri në fund të sezonit.

Abibi ka lindur pikërisht në Umbria dhe ka qenë pjesë e të rinjve të Perugias në sezonin 2013-2014, ndërsa më pas ka pasur disa eksperienca në ligat e ulëta italiane. Në 2017-ën u transferua te Tirana, ku qëndroi dy sezone dhe luajti 45 ndeshje.

Abibi ka qenë pjesë e Kombëtares Shqiptare deri në nivelin U19 dhe ka luajtur 6 ndeshje me fanellën kuqezi, ndërsa tani te Perugia do të kërkojë t’i japë një tjetër drejtim karrierës së tij.

Top Channel