Seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit për ankimimin e deputetit Enkelejd Alibeaj për statutin dhe vendimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më 17 korrik është shtyrë.
Shtyrja e seancës ndodhi pasi përfaqësuesi ligjor, kishte depozituar kërkesën për shtyrje seance. Seanca e ardhshme gjyqësore është caktuar në datën 10.11.2022, ora 09:30.
“Ne vijim te komunikimeve mbi veprimtarine e Gjykates se Apelit Tirane, ju informojme se seanca e sotme gjyqesore qe ishte planifikuar te zhvillohej, kerkesa e Partise Demokratike, nuk u zhvillua, per shkak se perfaqesuesi ligjor, ka depozituar kerkese per shtyrje seance. Seanca e ardhshme gjyqesore eshte caktuar ne date 10.11.2022, ora 09:30. Ju faleminderit!”, sipas njoftimit.
Trupi gjykues qe po shqyrton çështjen përbëhet nga gjyqtaret: Irida Kacerja, relatore dhe Genti Shala e Emona Muçi anëtarë.
Më 18 mars, gjyqtarja Blerina Muça vendosi pranimin e kërkesës së PD dhe depozitimin e statutit e vendimeve të dala nga Kuvendi Kombëtar i mbajtur më 17 Korrik 2021.
Më 25 mars, gjyqtari Agron Zhukri vendosi që organi zyrtar i PD-së të jetë Komisioni i Rithemelimit, për të cilin është paraqitur ankimim nga Alibeaj.
Por më 22 prill Gjykata e Tiranës pranoi ankimin e PD-së, përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, i cili kërkon zhbërjen e vendimit Zhukri që i dha Sali Berishës selinë e partisë
Kujtojmë se Agron Zhukri vendosi që Grupi i Rithemelimit të jetë organi drejtues në PD.
Top Channel