Deklarata e Bravermen/ Pas Ramës, reagon edhe Princ Leka: Dështimet e ligjit britanik s’janë përgjegjësia jonë

03/11/2022 14:14

Pas kryeministrit Edi Rama, edhe Princ Leka ka reaguar pas deklaratës së  Sekretares së  Brendshme të Anglisë , Suella Braverman, e cila hodhi akuza të rënda ndaj shqiptarëve.

Princi Leka tha se dështimet e zbatimit të ligjit britanik nuk janë përgjegjësia e shqiptarëve.

Ai shkroi në Twitter: Shpifjet joproporcionale janë thjesht ksenofobike. Mos na demonizoni për përfitimet tuaja të brendshme politike!Mbretëria e Bashkuar ka një popullsi prej 67 milionë banorësh, me 6 milionë emigrantë . Me 12000 shqiptarë nuk është pushtim. Dështimet e zbatimit të ligjit britanik nuk janë përgjegjësia jonë. Një numër i madh i shqiptarëve që vijnë në MB janë nga BE dhe jo nga Shqipëria.

Edhe media britanike Daily Mail ka shkruar për reagimet e kryeministrit Rama dhe Princ Lekës.

Tre ditë më parë Sekretarja britanike për Çështjet e Brendshme, Suela Bravermen foli në parlament për emigrantët nga Shqipëria. Ajo tha se shqiptarët po abuzojnë me ligjet e skllavërisë moderne.

Disa orë pasi britanikja The Gurdian shkruante se qeveria shqiptare ndjehet e frustruar me këtë çështje dhe shifrat 140 mijë shqiptarë që janë shpërngulur në Britaninë e Madhe, ka reaguar edhe kryeministri Rama.

Ai theksoi se 70 përqind e 140 mijë shqiptarëve që hynë në Britaninë e Madhe nuk u nisën nga Shqipëria, por shumica janë nga Italia dhe Greqia dhe po riemigrojnë, ndërsa 1200 prej tyre janë njerëz të biznesit.

Shqiptarët në Britaninë e Madhe punojnë shumë dhe paguajnë taksa. Britania e Madhe duhet të luftojë bandat e krimit të të gjitha kombësive dhe të ndalojë diskriminimin e shqiptarëve për të justifikuar dështimet e politikave”,  shkroi Rama.

Sipas  tij Britania e Madhe nuk duhet të reagojë ndaj këtij fenomeni me një retorikë krimi që përfundon duke dënuar të pafajshmit.

Ai shtoi se ne kemi për detyrë të luftojmë krimin në shtëpi dhe po e bëjmë këtë me vendosmëri, pasi bashkëpunojmë ngushtë edhe me të tjerët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA