Një 49-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për vrasje të punonjësve të policisë është vënë në pranga këtë të enjte.
Ilir Paja u ndalua në Laprakë nga Njësia Speciale “Fast Albania”, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Paja, i quajtur ndryshe nga autoritete italiane si “UFO”, ka një sërë precedentësh penalë, që nga vrasjet dhe plagosjet me dashje dhe deri te përdhunimet.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si person shumë i kërkuar nga autoritetet Italiane pasi Gjykata e Apelit Milano/Itali, e ka dënuar me 25 vjet e 4 muaj burgim për vrasje, kryer në bashkëpunim dhe rrëmbim personi.
Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët italianë vijon punën për plotësimin e dokumentacionit me qëllim ekstradimin e 49-vjeçarit drejt Italisë”, njofton policia.
Top Channel