Një shtetas shqiptar që po vuan dënim në Manston të Anglisë, pasi u kap duke hyrë në mënyrë të jashtëligjshme në vend, rezulton ende në listën e personave që kërkojnë azil.
Britanikja Daily Mail raporton rastin e 31-vjeçarit Mariglen Shoshari, që mbërriti në Kent në tetor pasi varka e vogël me të cilën po udhëtonte drejt Britanisë u kap nga autoritetet. Ai ishte dënuar më herët me 18 vite e gjysmë burg për vrasje në Greqi në vitin 2012.
Para autoriteteve britanike ai ka pranuar krimet e tij të mëparshme, ndërsa akuzua për hyrje të paligjshme në vend dhe dje u burgos me 60 ditë.
Kampi Manston është vënë në qendër të vëmendjes së fundi pasi u raportua se 3.500 njerëz qëndrojnë atje për javë të tëra, jashtë çdo kapaciteti. Shoqata e Oficerëve të Burgjeve ka paralajmëruar se tensionet brenda institucionit po rriten.
Mes mijëra të ndaluarve është dhe Shoshari, i cili pas 23 ditësh në paraburgim për u paraqit në gjykatë të mërkurën dhe u deklarua fajtor për veprën penale të emigracionit të paligjshëm.
Megjithatë, kërkesa e Shosharit për azil vazhdon ende të jetë në shqyrtim.
Top Channel