E moshuara që u dhunua nga punonjësja Aurona Pelaj në qendrën “Orenda” të enjten ka kryer ekzaminimin psikologjik pranë Spitalit Rajonal të Pejës.
Ajo ishte e shoqëruar me të bijën e saj Zhaneta Nura që shumë shkurt njoftoi se gjendja shëndetësore e së ëmës është e rënduar.
Për rastin e dhunës në azilin për të moshuar, Prokuroria e Pejës ka intervistuar gjithë stafin dhe banorët rezidentë, për të parë nëse dhunë nga punonjëset është shkaktuar edhe më herët.
Edhe një rast i keqtrajtimit të të moshuarve nga punonjësit e kësaj qendre është raportuar gjatë vitit 2021, por që institucionet nuk kishin marrë masa.
Megjithatë, Myrteza Ahmeti, banor në rezidencën “Orenda” thotë se nuk ka dëgjuar më herët për rastin edhe pse tash e tre muaj ndodhet në këtë qendër.
Por kjo situatë ka shqetësuar familjarët që kanë të afërmit rezidentë në këtë azil, që tashmë duan t’i largojnë nga qendra.
Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë ndaj tre të arrestuarve.
Top Channel