Aktorja australiane Erica Hoy humb jetën pas aksidentit të shumëfishtë (fotot)

03/11/2022 17:54

Aktorja 26 vjeçare australiane Erica Hoy ka humbur jetën dje në një aksident të shumëfishtë në autostradën Port River Expressway pranë qytezës së Gillman.

E reja ishte në makinën që besohet se ka shkaktuar të gjithë aksidentit, ku gjithashtu u plagosën rëndë tre njerëz të tjerë përfshi dhe motrën e saj.

38 vjeçarja Carlie Eileen Richards, u paraqit në lidhje me gjykatën nga një spital në Adelaide pas aksidentit, por u konsiderua e paaftë të merrte pjesë në seancë, shkruante rrjeti vendas The Advertiser.

Policia tha në gjykatë drejtimi i rrezikshëm i mjetit nga Richards ka shkaktuar vdekjen e Hoy plagosjen e rëndë të motrës së saj Lisa, të të dashurit Mike Reader, 29 vjeç, dhe shoferit të një automjeti tjetër, Klio Bruckner.

Policia tha se Richards kishte tentuar të largohej nga skena e aksidentit dhe më vonë kishte refuzuar të pranonte se po drejtonte automjetin.

Duke folur për mediat, babai viktimës Greg Hoy shprehte bijën e tij të ndjerë Erica.

“Ajo nuk na ka sjellë kurrë asgjë për t’u shqetësuar,” tha Greg Hoy.

Erica ishte duke udhëtuar me motrën e saj binjake dhe me të dashurin në kohën e përplasjes.

“Ajo ishte një vajzë e ndritur, inteligjente e pozitive,” tha ai, duke shtuar se e reja po kthehej nga një kurs aktrimi.

Erica dhe motra e saj identike binjake Lisa, kanë lindur nga një nënë japoneze dhe baba australian, para se të vinin në Australi në vitin 2015.

Ato kishin studiuar arte dhe gjuhësi në universitetin e Flinders dhe të dyja kishin pasion filmin.

FOTO GALERI
1/4
Aktorja 26 vjeçare australiane Erica Hoy ka humbur jetën dje në një aksident të shumëfishtë në autostradën Port River Expressway

Top Channel