14/11 23:01
Takimi i Mateos me Edën nisi shumë mirë, por më pas gjërat ndryshuan për shkak të gjestit që konkurrentja bëri.
Gjatë bisedës që ata po bënin Eda merrej me telefonin, pas të cilës pretendon se thjeshtë e ka bërë pa zë dhe se nuk e ka përdorur.
Por kjo gjë me sa duket nuk e ka bindur Mateon, i cili u nervozua për faktin që ajo ishte ulur me të dhe po përdorte telefonin.
E gjithë situata u diskutua edhe në studion e Për’puthen, ku u sqaruan se si qëndronte e vërteta.
“Mateo u shqetësua se mua po më vinin mesazhe”, u shpreh Eda.
“Mua nuk më intereson se kush te shkruan ty, por thjesht kur je në tavolinë me mua”, iu kundërpërgjigj Mateo.
Top Channel