Dhëndri i të moshuarës që ra pre e dhunës nga një infermiere në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, ka dalë në deklaratë për mediat.

Ai tregoi se familjarët janë tepër të shqetësuar nga dhuna e ushtruar nsaj saj, e cila fatkeqësisht vuan nga sëmundja  e Alzheimer, që ka të bëjë me çrregullim të kujtesës.

Para disa vitesh, zonjës i kishte rënë dëshmor djali vetëm 17 vjeç. Ai tha se ajo vizitohej shpesh nga familjarët, por nuk kishte shprehur shqetësime.

Unë jam dhëndri i palës së dëmtuar. Zonja Miniere është banore e kësaj qendre prej një viti. Me publikimin e videos, jemi të shqetësuar të gjithë, kemi kërkuar tërheqjen. Presim vendimin. Miniere Nurja, duhet me e cek është nëna e një dëshmori që ka humbur jetën në moshën 17 vjeç, që është edhe më e dhimbshme. Nuk kemi pasur asnjë vërejtje. Vizitohej shpesh nga vajza dhe farefisi,por nuk dimë çfarë ka ndodhur. Ishte prej një viti atje. Fatkeqësia është zonja vuan nga Alzheimer. Rasti ka ndodhur para disa ditësh. Presim çfarë do thojë hetuesia”- është shprehur dhëndri i zonjës së moshuar.

Aurona Pelaj, infermierja që ka dhunuar barbarisht një grua në moshë në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, është pezulluar nga puna dhe është arrestuar.

Rasti ka ndodhur ditët e fundit, në Rezidencën për të Moshuarit në Pejë, e cila është private.

Ndërsa ç’ka e bën edhe më të rëndë rastin, është fakti se ndërsa një prej punonjëseve ushtron dhunë, koleget e filmojnë e qeshin me të moshuarën e cila shpërthen në lot dhe nuk mund të mbrohej dot, pavarësisht se po përpiqej.

Prokuroria Themelore e Pejës, sakaq, njofton se kanë angazhuar dy prokurorë për t’u marrë me rastin të cilët ndodhen në vendin ku dyshohet sa ka ndodhur vepra penale.

Aurona Pelaj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA