Qeveria duhet të heqë dorë nga përjashtimet fiskale.

Shqetësimi është ngritur nga deputeti socialist Erion Braçe sipas të cilit përmes tyre po favorizohen sektorë të konsoliduar tashmë, ndërsa kërkoi edhe rishikimin e skemës së TVSH-së për bujqësinë dukë argumentuar se po nxit informalitetin.

Rezerva Braçe kishte edhe për ligjin e tatimit mbi të ardhurat. Duke i mëshuar barazisë në taksim.

Ndërkohë, opozita akuzoi qeverinë se edhe vitin e ardhshëm po synon të shtojë të ardhurat në kurriz të qytetarëve, duke rritur taksat, dhe jojo përmes luftës ndaj evazionit apo mirëadministrimit, siç ekzekutivi pretendon.

Qeveria pret që arkëtoj vitin e ardhshëm  631.7 miliard lekë, me një rritje prej 8.7% më shumë se krahasuar me të ardhurat e pritshme të këtij viti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA