Celta Vigo e ka nisur shumë mirë këtë sezon në La Liga. Skuadra galiciane renditet në vendin e 16-të me 11 pikë të grumbulluara në 12 javë kampionat.
Humbja e fundit në fushën e Almerias (2-1) ka rezultuar fatale për Eduardo Coudet.
Drejtuesit e klubit kanë shkarkuar 48-vjeçarin argjentinas, i cili qëndronte në stolin e Celta Vigo-s prej 12 nëntorit të vitit 2020, duke e drejtuar ekipin në 84 ndeshje. Vendin e tij në pankinë e ka zënë një trajner portugez.
I përzgjedhur i Celtas është Carlos Carvalhal. 56-vjeçari nga Braga ka një eksperiencë të madhe, pasi ka punuar në vendlindje, Turqi, Angli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Carvalhal ka firmosur deri në vitin 2024 me klubin iberik, ndërkohë që do të debutojë tek ekipi i ri në përballjen e fundjavës përballë Osasunës, sfidë që do të luhet në “Estadio de Balaidos”.
Top Channel