Edhe një herë në qendër të ciklonit. Neymar Jr. po kalon sezonin e tij më të mirë që nga largimi nga Barcelona, por sjellja e tij jashtë fushës është e diskutueshme.
Këtë herë, kritikat ndaj tij lidhen me mbështetjen e hapur për Jair Bolsonaron, presidentin në largim të Brazilit, i cili humbi zgjedhjet përballë rivalit Lula da Silva.
Në veçanti, raporton “Sport”, sulmuesi i Paris Saint-Germain me qëndrimet e tij ka krijuar përçaje te “Seleçao” pak ditë para fillimit të Kupës së Botës, duke thyer një marrëveshje të heshtur mes lojtarëve, të cilët e kishin parë të arsyeshme të mos e rritnin klimën e tensioni në vendin e Amerikës së Jugut, duke zgjedhur të qëndrojnë jashtë përplasjeve politike.
Të gjithë i qëndruan marrëveshjes, përveç Neymarit, i cili doli hapur në mbështetje të kandidatit të ekstremit të djathtë me një fushatë intensive zgjedhore. Në të vërtetë, ish-lojtari i Santosit tha se golin e parë të shënuar në Katar do t’ia kushtonte Bolsonaros. Një problem tjetër ky për t’u menaxhuar nga trajneri Tite në prag të një eventi ku Brazili konsiderohet favorit.
Top Channel