Për të pestën herë brenda vitit! Banka e Shqipërisë rrit me 0.5% normën e interesit të lekut

02/11/2022 16:25

Banka e Shqipërisë rrit me 0.5% normën e interesit të lekut, duke e dërguar në nivelin 2.75%.

Kjo është rritja e pestë për këtë vit. Në këtë nivel, normat e interesit janë më të lartat në 9 vite.

Vendimi u morr këtë të mërkurë në mbledhjen e radhës së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, ndikuar nga niveli i lartë dhe ende në rritje i inflacionit.

 Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:

    • të rrisë normën bazë të interesit në nivelin 2.75% nga 2.25%
    • të rrisë normën e interesit të depozitës njëditore në Bankën e Shqipërisë në nivelin 1.75% nga 1.25%
    • të rrisë normën e interesit të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë në nivelin 3.75% nga 3.25%.

Guvernatori, Gent Sejko, tha se presionet inflacioniste po vijnë në rritje dhe baza e tyre po shfaqet në zgjerim. Sejko nënvizoi edhe njëherë se tashmë inflacioni po përcillet gjithnjë e më shumë edhe në ato artikuj ku vlera e shtuar krijohet së shumti në vend. Sipas tij, inflacioni është rreziku kryesor për perspektivat e rritjes së ekonomisë së vendit dhe rritja e normave të interesit është e nevojshme për të kontrolluar rritjen e çmimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA