Toni Kroos zgjedh trajnerin i cili u përshtatet karakteristikave të tij. Edhe pse është ikonë e Realit, gjermani e thotë hapur se preferon një ish-“armik’ të “Los Blancos”.
“Guardiola këmbënguli deri në ditën e fundit që unë të qëndroja te Bayerni. Nëse më duhet të zgjedh një trajner që është perfekt për lojën time, ai është Guardiola. Më pëlqeu vërtet sezoni kur punova me të, ai më përmirësoi shumë”.
Respekti për presidentin e Realit: “Nëse flasim për Realin e Madridit, duhet të flasim për Florentinon. Ai është njeriu që më bleu dhe më priti me shumë përzemërsi që nga dita e parë deri më sot. Nuk e mbaj mend kurrë të kem pasur ndonjë problem me të, kemi qenë gjithmonë shumë të sinqertë. Ai ma ka mbrojtur gjithmonë dhe më ka dhënë besimin e tij dhe në fund kjo është ajo që i duhet një lojtari”.
Surpriza “Casemiro”: “U befasova nga largimi i Casemiros. Është e vërtetë që fjalët nisën të qarkullonin dy ditë më herët, por këtu ka gjithmonë shumë thashetheme dhe shumë herë asgjë nuk ndodh. Por kur më tha se do të largohej, u mërzita, sepse fillova të kujtoja të gjitha vitet që kishim kaluar dhe fituar bashkë”.
Kupa e Botës, nga shtëpia: “Nuk do të jem në Kupën e Botës, por jam i sigurt që kur të shikoj ndeshjet në Gjermani, do të dua të luaj. Por e kam vendosur të largohem nga Kombëtarja që pas Kampionatit Evropian. Së pari, dua të kaloj më shumë kohë me familjen time, se dyti sepse tani ka lojtarë që meritojnë të luajnë më shumë dhe nuk doja të vinte koha kur të më thoshin më mirë largohu.”
Top Channel