Dy nga kompanitë më të mëdha të farmacive në SHBA kanë pranuar të paguajnë më shumë se 10 miliardë dollarë për mbylljen e mijëra padive të dëmshpërblimit, për rolin e tyre në krizën aktuale të varësisë nga opiatet (drogat me bazë opiumi) në vend.
Grupet e farmacive CVS e Walgreens janë dorëzuar duke pranuar fajin pas një procesi të gjatë ligjor, ku ato akuzohen se me mjekimet e tyre kanë nxitur zgjerimin e përdorimit dhe abuzimit të qetësuesve që krijojnë varësi të fortë.
Marrëveshja mes prodhuesve të mjekimeve dhe farmacive shpërndarëse, llogaritet se ka sjellë arkëtime prej më shumë se 30 miliardë, shkruan BBC.
Farmacitë mohojnë të ketë shkelur rregullat.
Por ato kanë humbur disa beteja ligjore të profilit të lartë kohët e fundit, teksa gjykatat i kanë urdhëruar të paguajnë më shumë se $650 milionë dëmshpërblim për dy zona administrative në shtetin e Ohio.
Drejtoresha ekzekutive e CVS, Karen Lynch tha në një konferencë me analistët se marrëveshja e pagesës ishte zgjidhja më e mirë në interes të palëve, “për të lënë prapa këtë çështje disa dekada të gjatë”.
Paditë kolektive janë ngritur nga qeveri lokale, fise aborigjene amerikane dhe të tjerë që arrijnë në mbi 3,000, të cilët do të vendosin tashmë nëse e pranojnë apo jo dëmshpërblimin.
Grupi CVS tha se do të paguajë $5 miliardë në 10 vjet për pretendimet, ndërsa Walgreens Boots Alliance do të paguajë $5.7 miliardë në 15 vjet.
Grupi i fuqishëm i supermarketeve Walmart është gjithashtu i përfshirë dhe ka pranuar të paguajë $3.1 miliardë dëmshpërblim, raporton agjencia Reuters. Walmart nuk ka pranuar të komentojë.
Paratë do të ishin një mënyrë për të zgjidhur kostot lokale të krizës së rëndë të drogave për të cilën autoritetet në SHBA thonë se ka marrë 560,000 jetë njerëzish që prej vitit 1999.
Avokatët e paditësve ndihmuan në negocjimin e marrëveshjes, e cila është quajtur “një hap i rëndësishëm, në bërjen “përgjegjës” të farmacive, në mënyrë të japin llogari.
“Pas realizimit, këto marrëveshje do të jetë nga zgjidhjet e para mes kompanive të farmacive, me të cilat komunitetet do të pajisen me mjetet për të luftuar këtë epidemi të rëndë, duke sjellë më në fund ndryshimin”, tha në një deklaratë grupi ligjor.
Ish-presidenti Donald Trump shpalli epideminë e opiateve “emergjencë kombëtare” në vitin 2017, dhe situata ka vijuar përkeqësimin.
Overdozat e drogave opiate ishin rritur me 30% në vitin 2020 dhe me një tjetër 15% përqind vitin e kaluar, teksa droga e improvizuar fentanil është mjeti kryesor i krizës aktuale, sipas Qendrës amerikane të Kontrollit të Sëmundjeve .
Situata ka vënë nën presion burimet publike teksa kostoja e krizës së drogave opiate vetëm në 2020 arriti në $1.5 trilionë, sipas një raporti të Kongresit muajin e kaluar.
Në paditë e ngritura nga komunitetet lokale, komunitete aborigjene dhe të grupe të tjera që prej vitit, farmacitë akuzohet se kanë injoruar rekomandimet kundër përdorimit të qetësuesve të tyre, teksa jepnin mjekimet për përdoruesit duke krijuar varësi dhe lëndime, shkruan rrjeti BBC.
Top Channel