Ekuadori vendos shtet-rrethimin pas vrasjes me armë të 5 policëve nga bandat (fotot)

02/11/2022 19:39

Policia patrullonte sot mbrëmë rrugët e Guayaquil pas nisjes së shtetrrethimit në ora 21.00 teksa presidenti shpalli gjendjen e emergjencës në ditën e shënuar nga sulme të rënda ku u vranë të paktën 5 oficerë policie.

President Guillermo Lasso kreu një takim me forcat e armatosura, policinë dhe inteligjencën  ku u vendos për shtetrrethimin në zonat bregdetare të Guaias e Esmeraldas për 45 ditë.

Zyrtarët thanë se grupet e organizuara kriminale kishin nisur të paktën 13 sulme me eksplozivë e armë zjarri kundër policisë në kundërpërgjigje të një transferimi të të burgosurve nga institucioni i zonës.

Autoritetet e burgut raportonin se të shtëna kishte pasur edhe brenda institucionit.

Burgu i qytetit port Guayaquil ka qenë një nga skenat e masakrave më të rënda ku kanë humbur jetën 400 të burgosur që prej shkurtit 2021.
Ministri i brendshëm Juan Zapata tha për gazetarët në kryeqytetin Quito, se sulmet ishin një kundër-përgjigje e grupeve të organizuara kriminale.

Në incidentet u përfshinë makina bombë dhe një shpërthim në terminalin e autobusëve.

Dy oficerë policie u vranë kur makina e tyre e patrullës u sulmua pa motiv të dukshëm në Guayaquil, thanë autoritetet.

Ndërsa tre të tjerë u vranë më vonë në portin e qytetit fqinjë Duran, ku një sulm i tretë ndaj stacionit të policisë la dy oficerë të plagosur.
Një video që qarkullonte në rrjetet sociale tregonte dy oficerë policie me eksplozivë të lidhur në trup nga bandat, por AFP nuk mund të konfirmonte pamjet.

Një burrë në video thoshte: “Nëse duan luftë do të kenë, ne do të përdorim këto rojet e burgut”.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA