24/11 22:56
Reperi i famshëm ‘Takeoff’ u qëllua për vdekje në Hjuston, Teksas teksa po luante me zare.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit ku reperi po luante me xhaxhain dhe shokun e tij të grupit, Quavo.
Policia tha se 40 deri në 50 të ftuar kishin qenë në një festë private kur dikush hapi zjarr. Rojet e sigurisë në zonë dëgjuan të shtënat, por nuk panë se kush qëlloi me armë.
28 vjeçari ishte anëtari i tretë i grupit ‘Migos’ së bashku me repertët Quavo dhe Offset. Emri i tij i vërtetë është Kirshnik Khari Ball.
Dy persona të tjerë u qëlluan dhe u dërguan në spital ndërsa Quavo miku i tij, për fat të mirë nuk u dëmtua. Në Twitter, miqtë dhe admiruesit i bënë homazhe reperit të ndjerë.
Top Channel