Tokio ka filluar lëshimin e certifikatave të partneritetit për çiftet e të njëjtit seks

01/11/2022 12:53

Tokio për herë të parë,  ka filluar të hapë një skemë të certifikatës së partneritetit për çiftet e të njëjtit seks duke i lejuar ata të trajtohen si çifte të martuara për disa shërbime publike por duke mos arritur barazinë martesore.

Disa shpresojnë se ky mund të jetë një hap që e gjithë Japonia të përqafojë barazinë. Aktualisht është i vetmi vend në grupin  e vendeve të zhvilluara që nuk i njeh bashkimet e të njëjtit seks.
Certifikatat e partneritetit  të cilat janë prezantuar edhe në tetë prefektura të tjera në të gjithë Japoninë, do të lejojnë që çiftet e të njëjtit seks të trajtohen njësoj si çiftet e martuara kur bëhet fjalë për strehimin, mjekësinë dhe mirëqenien. Por kjo nuk do të ndihmojë me çështje si birësimi, trashëgimia dhe vizat bashkëshortore.

Sipas një sondazhi të kryer në vitin 2021, 57% ishin pro, ndërsa vetëm 37% ishin  kundër. Pavarësisht kësaj mbështetjeje të gjerë, një gjykatë e qarkut në Osaka vendosi në fillim të këtij viti se ndalimi ekzistues i martesës së të njëjtit seks ishte kushtetues.
Kushdo mbi 18 vjeç që jeton ose punon në Tokio lejohet të aplikojë. 137 aplikime që janë dorëzuar deri të premten.

Soyoka Yamamoto, një aktiviste e të drejtave LGBT e cila ishte ndër të parët që mori certifikatën e saj të martën u tha gazetarëve se shpresonte sinqerisht që “ne mund të përshpejtojmë përpjekjet për të krijuar një shoqëri ku të drejtat e pakicave seksuale mund të mbrohen dhe të bëhen më të barabarta”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA