Një 35-vjeçar është vënë në pranga, pasi në banesë iu gjeten dy armë zjarri, gjithashtu kultivonte lëndë narkotike në një magazinë.
Autorit me iniciale A. P., banues në fshatin Beltojë të Shkodrës, pas kontrollit në banesë iu gjetën kallashnikov dhe pistoletë, ndërsa ambienti ku kultivoheshin bimët e kanabisit ishin përshtatur me llamba.
Policia ka sekuestruar 2 armë zjarri me silenciatorë (kallashnikov dhe pistoletë), municion luftarak, një sasi farash kanabisi dhe një sasi vlerash monetare.
Kjo është faza e nëntë e operacionit policor të koduar “Qarku”, ndërsa një ditë më parë u finalizua faza e 8-të, si rezultat i së cilës u sekuestruan:
2 armë zjarri, 2 radio policie, 3 mina me telekomandë, një bllokues valësh, 1.6 kg eksploziv C4, 2 armë gjahu, 1 armë sportive e munion luftarak.
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë po hetohen në gjendje të lirë, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.
Njoftimi policisë:
Shkodër/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Qarku”.
Finalizohet faza e 9-të e këtij megaoperacioni.
Zbulohet një magazinë e përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.
Policia gjen dhe sekuestron edhe 2 armë zjarri me silenciator (kallashnikov dhe pistoletë).
Gjenden dhe sekuestrohen edhe fara kanabisi që do të kultivoheshin në ambientin e përshtatur me llamba.
Arrestohet në flagrancë 35-vjeçari, poseduesi i sendeve të kundërligjshme.
Në vijim të megaoperacionit policor të koduar “Qarku”, strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar dhe në inteligjencën informative, finalizuan me sukses fazën e 9-të të këtij megaoperacioni, në kuadër të së cilës u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
A. P., 35 vjeç, banues në fshatin Beltojë, Shkodër.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në fshatin Beltojë, u zbulua një magazinë e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 35 llamba dhe pajisje të tjera elektrike që përdoren për këtë aktivitet kriminal.
Po në vijim të operacionit, në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri me silenciatorë (kallashnikov dhe pistoletë), municion luftarak, një sasi farash kanabisi dhe një sasi vlerash monetare.
Një ditë më parë u finalizua faza e 8-të e këtij megaoperacioni, si rezultat i së cilës u sekestruan 2 armë zjarri, 2 radio policie, 3 mina me telekomandë, një bllokues valësh, 1.6 kg eksploziv C4, 2 armë gjahu, 1 armë sportive e munion luftarak. 2 shtetas u vunë në pranga, 1 u shpall në kërkim, ndërsa 2 të tjerë po procedohen penalisht.
Top Channel