Presidenti Raisi pret kryeministrin e Armenisë: Siguria e Kaukazit është thelbësore për Iranin

01/11/2022 18:49

Presidenti iranian Ebrahim Raisi tha sot se siguria e Kaukazit, skena ku po zhvillohet konflikti i vjetër mes Armenisë e Azerbaixhanit, mbetet thelbësore për Iranin.

Komenet e Raisit vijnë teksa priste sot në Teheran kryeministrin armen Nikol Pashinian. Një muaj pasi përplasjet kufitare mes vendeve lanë 286 të vdekur.

Nagorno-Karabakh është rajoni i kontestuar prej dekadash mes dy vendeve, të cilët janë gjithashtu fqinjë të republikës islamike të Iranit.

Dy liderët kryen një takim privat për të diskutuar çështje të interesit të përbashkët ndërsa delegacionet e dy vendeve mbajtën takime biznesi dhe nënshkruan një kontratë dypalëshe energjie.

Raisi tha se është i bindur se vizita e Pashinyan në Iran do të jetë një pikë kthese në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Duke përmendur rajonin e Kaukazit si pjesë e historisë së Iranit,  Raisi tha se siguria e paqja e tij janë të rëndësishme për Teheranin.

“Rajoni i Kaukazit është pjesë e historisë dhe e civilizimit tonë. Ne jemi dakord se zgjidhja e çëshjeve duhet të mbetet në dorë të zyrtarëve të rajonit dhe çdo ndërhyrje nga jashtë do të krijojë probleme në vend që t’i zgjidhë”.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA