Arbri është pezulluar nga “Për’puthen”, pasi pak ditë më parë tregoi publikisht një foto tijen teksa puthej me Anxhelën.

Ai tregoi se e kishte takuar Anxhelën jashtë studios, në kundërshtim me rregullat e programit, ndërsa kishte shkrepur një foto në ashensor ku qëndronte pranë konkurrentes.

Moderatorja Oriela Nebaij i komunikoi Arbrit vendimin e produksionit për ta pezulluar, ndërkohë që do të hapet një votim në rrjetet sociale, ku publiku do të jetë ai që do të vendosë nëse Abri do të vazhdojë të jetë i pezulluar apo do të kthehet në studio.

“Unë tregova versionin tim të historisë, tregova historinë time. Hyra që të gjeja dashurinë përmes televizionit”, tha konkurrenti para se të largohej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA