“Dua shtëpinë time, për fëmijët e mi…”, është kjo lutja që Dëshire Murati nga Shullazi në Milot e cila prej tre vitesh nuk e ka një çati mbi kokë, i drejton shtetit.

Tërmeti tragjik i 26 nëntorit, i shkatërroi banesën, që vijon të ketë ende statusin ‘e pabanueshme’ nga autoritetet. Për mëse dy vite e gjysmë, familja e saj me 5 anëtarë e ka kaluar jetën në çadër, ndërsa prej pak muajsh janë vendosur në një konteiner, në kushte tejet të vështira.

Për mikrofonin e Top Channel, Dëshire Murati ka sot vetëm një dëshirë, që ajo e familja e saj të kenë një strehë ku të jetojnë, që fëmijët e saj të kenë kushte si të gjithë bashkëmoshatarët e saj për të mësuar.

Kanë qenë dy vitet më të vështira të jetës sonë. Fëmijët nuk kishin ku të studionin, nuk kishin ku të laheshin, në akull borë e furtunë. Falenderoj atë që vuri dorën në zemër që na solli konteinerin, që të paktën nuk është si cadra”, tregon ajo për Top Channel, ndërsa thotë se bashkëshortin e ka të sëmurë, ndërsa vetë është astmatike.

“Dua shtëpinë që fëmijët e mi të gëzohen një ditë, zemrën e kanë të copëtuar se nuk kanë ku të mësojnë, s’kanë ku të jetojnë. I bëj thirrje shtetit se dua shtëpinë time. Për shtëpinë e vjetër na kanë thënë për ta shembur. Jemi duke pritur, por ata heshtin, tokën e kemi e letra me të gjitha. Pse heshtin? Dua shtëpinë time, vetëm këtë kërkesë kam. Dua të drejtën time,” -shprehet ajo.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta