‘Nëse nuk je gati, nuk i mbijeton asaj që po vjen’/ Postimet e frikshme të sulmuesit të qendrës së emigrantëve në Angli (fotot)

01/11/2022 21:47

Sulmuesi me ‘bomba’ benzine i qendrës së emigrantëve dy ditë më parë në portin e Dover në jug të Anglisë, pak para se të niste fushatën e dhunës kishte deklaruar në rrjetet sociale “nëse nuk je gati, nuk do t’i mbijetosh asaj që po vjen”.

66 vjeçari baba i një djali Andrew Leak, është duke u hetuar aktualisht nga njësia anti-terror e policisë, përkundër raportimeve të mëhershme te mediave se ‘kishte vrarë veten’ gjatë sulmit, të cilat rezultuan të pabaza.

Ai kishte ardhur nga më shumë se 160 km larg për të lëshuar tre mjetet e improvizuara në qendrën e emigrantëve Western Jet Foil pasi kishte kryer një natë më parë një kalim vëzhgimi.

Fqinjët e tij thonin se burri kishte vështirësi financiare, ndërsa një ish-fqinje e tij tha se burri kishte pësuar tronditjen e fundit kur i biri kishte vrarë veten një vit më parë.

Rrjeti MailOnline shkruan se para sulmit ai kishte bërë postimin që tashmë është fshirë në Twitter: “Bëhu gati, sepse nëse nuk je gati, nuk do t’i mbijetosh asaj që po vjen, ruaj territorin tënd”.

Mes postimeve të tij të tjera janë teori paranojake si ato mbi vaksinat Covid qe nuk janë  ato qe thuhet se janë, si dhe duke sugjeruar se Forumi Ekonomik Botëror komandohet nga nazistë. Burri dukej se është një fans i filmit Batman dhe The Joker, teksa postonte shumë ‘meme’ për to.

Në një tjetër prej komenteve të tij thuhej: “Herës tjetër që ju ndalojnë asistencën sociale sepse nuk ke kërkuar punë, thuaji për ata mijëra vetë që marrin asistencë megjithëse nuk mund të flasin apo të shkruajnë anglisht”.

Në një tjetër postim të 24 korrikut ai tha: “Të gjithë muslimanët duan të joshin minorene, ata përdhunojnë vetëm jo-muslimane, ky është krim urrejtjeje, apo jo?”

Në një postim të 20 marsit ai shkruante: ‘Princi Charles thotë se do të strehojë refugjatët ukrainas në një prej shtëpive të tij që i perkasin popullit britanik. Po vetë britanikët, veteranët e ushtrisë dhe anëtarë të publikut që flenë në trotuare? Për të ardhur turp! Monarkisë duhet t’i vijë fundi”.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA