Nëna më shiti tek tutorja për 350€, i tha vëllait të më përdhunonte”/ 41-vjeçarja tregon historinë e trishtë mes lotësh

01/11/2022 17:06

Një 41-vjeçare ka rrëfyer historinë e trishtë të jetës së saj, mbushur me një kalvar vuajtjesh të pafundme, të cilat i kanë rrezikuar edhe jetën.

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, gruaja tregoi keqtrajtimin mizor që i është bërë nga nëna, vëllai dhe bashkëshorti i saj, pikërisht në familje, ku duhet të gjente dashurinë dhe mbrojtjen.

Ajo tregoi se në dhjetor të vitit të kaluar, pas një konflikti me nënën, ajo i tha vëllait që ta përdhunonte ‘se nuk është motra jote.’

Problemet nisën vitin e shkuar, 1 dhjetor 2021. Në gjendje ankthi u lash në kujdestari të nënës dhe vëllait. Bashkëshorti shkoi të kërkonte një taksi të më dërgonte në spital. Në një debat me nënën në dhomën time, ajo ofendon vajzën time. Unë reagova dhe u kapëm nga flokët. Nëna dhe vëllai më dhunojnë me sende të fortë. Nëna i thotë përdhunoje se nuk është motra jote, nuk e ke asgjë. Marr një thikë dhe qëlloj vëllanë tim në këmbë sepse po tentonin të më mbysnin me jastëqe.  Arrin bashkëshorti që më merr dhe më çon në spital. Ai më shesh shenjat e nxira në trup”- tregoi 41-vjeçarja.

Kallëzime, fotot dhe të gjitha provat e nevojshme janë dërguar nga ajo në Policinë e Vlorës, por ende nuk ka pasur asnjë reagim sipas saj. Mdje ajo tregon se është shitur nga nëna e saj tek një tutore, prej të cilës e ëma fiton para.

Edhe pse janë prindër, ajo tregoi se edhe bashkëshorti e njeh tutoren, madje e ka të dashur. E përlotur, 41-vjeçarja tregon edhe tmerrin që ka përjetuar me klientët që i sillte tutorja, të cilët i kanë prerë edhe pjesët intime.

Kam bërë kallëzim në policinë e Vlorës, por kjo gjë ka mbetur në heshtje. Mua më rrezikohet jeta nga njerëzit, tutorja më ka blerë nga nëna ime. Jam shitur me 25 korrik të këtij viti. Pata një debat me bashkëshortin, dhunohem keq. Më ka përplasur kokën shumë herë kokën në çimento.

Tutorja Dallandyshja më kërkonte shpjegime për shumë gjëra. Bashkëshorti im e njihte sepse zbulova se ata kishin qenë të dashur. Shkova të marr një kafe, trokas në derë se nuk kisha çelësat e shtëpisë.

I jap një shqelm derës dhe s’mund tu besoja syve që ata po kryenin marrëdhënie seksuale. S’po u besoja syve.

Ata filluan të dy të më dhunonin. Hap dritaren dhe hidhem mbi lokal, ku prishet tenda. Tutorja i thotë sa të bën ajo tenda, a do 100 mijë lekë dhe vajzën e ke në shtëpi. Edhe zotëria kreu marrëdhënie seksuale me zor. Tutorja më sillte shumë veta, deri në mëngjes isha përdhunuar, më çanë pjesët intime”.

Pas kallëzimeve të bëra, 41-vjeçarja jeton plot frikë nga banda siç e quan ajo, por edhe plot shpresë që një ditë të shohë fëmijët e saj të cilët nuk i ka takuar prej gjashtë vitesh dhe t’i rikthehet jeta sa më parë.

Ajo bën apel edhe për ndihmë, pasi sot jeton  mes katër rrugësh pasi në banesën e saj shfaqën përdhunuesit, thotë ajo.

Unë jetoj dhe sot me frikë totale, trembem edhe nga hija ime, kur mendoj atë moment them nuk dua të jetoj më. Nëna ime merr 350 euro nga Dallëndyshja, të tjerat thotë do t’i jap kur të arrij në destinacion. Sot jam në mes katër rrugësh se në banesën ku jetoja shfaqen përdhunuesit e mi. Asnjë nuk është arrestuar, ata po bëjnë qejf.

Kam frikë se mund të vritem se kam bërë shumë kallëzime sa i përket bandës. Dëshiroj që dikush ta vërë dorën në zemër. Dua mbrojte dhe të shoh fëmijët e mi, kam 6 vite që nuk i shoh. Dua jetën që mund ta kisha dhe nuk mund ta kem më”- përfundon mes lotësh 41-vjeçarja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA