Mbështetës të Mussolini-t marshojnë në Itali por ministri i ri i Meloni-t godet koncertet ilegale ‘rave’ (fotot)

01/11/2022 17:24

Simpatizantë të diktatorit fashist italian Mussolini marshonin dje qetësisht në qytetin e tij të lindjes, në zhvillimin që kritikohej nga opozita, teksa qeveria e Giorgia Meloni ishte e fokusuar në mbylljen e koncerteve ilegale të të rinjve.

Rreth 2,000 mbështetës të Benito Mussolini u mblodhën në të dielën në qytezën e tij të lindjes Predappio ne Emiglia Romagna, të cilët përshëndetnin me krahun e ngritur dhe jepnin mbështetje për qeverinë e Meloni-t dhe partinë e saj Fratelli d’Italia. Marshimi ishte në kujtim të 100 vjetorit të marshimit të Mussolini-t drejt Romës, eventi që nisi epokën fashiste të Italisë.

Eventi u organizua nga pasardhës të Mussolini dhe grupit simpatizant Arditi d’Italia në përvjetorin e avancimit të forcave të armatosura të Mussolini nga Milano drejt Romës, para se të merrte pushtetin dy ditë më vonë. Marshimi përfundon në vendvarrimin familjar te liderit në varrezat e San Cassiano.

Por ministri i ri i brendshëm i Italisë Matteo Piantedosi, akuzohej nga opozita se fokusohej më shumë në ndalimin e një feste ilegale muzikore në një magazinë të braktisur në rajon, ku rreth 2000 të rinj ishin mbledhur për një festival dy-ditor muzike e zbavitjeje.

Deputeti opozitar Andrea Orlando, tha se qeveria “duhet të fokusohej më shumë në ‘koncertin’ fashist në Predappio”.

Shfaqjet e simpatisë fashiste ndalohen me ligj në Itali, por partia e Meloni ka thënë më herët se do të ashpërsonte reagimin ndaj festave masive ‘rave’ të mbushura me droga e alkool, teksa kërkon të nxisë të rinjtë “të përfshihen në aktivitete sportive e kulturore”.

Por në të kaluarën Meloni ka lavdëruar Mussolini, edhe pse javës që kali e dënoi atë si udhëheqës të një prej periudhave më të ulëta të Italisë, shkruan britanikja The Guardian.

Mirco Santarelli, president i grupit organizator Arditi d’Italia në Predappio tha për La Stampa: “Nëse Meloni heq simbolet e flakës ne nuk votojmë më për të. Ajo është distancuar nga neo-fashizmi pasi e ka kuptuar që është e detyruar, është sikur të më pyeste mua një gjykatës nëse jam fashist, unë do të përgjigjesha jo pasi ndryshe do të gjendesha në telashe”.

FOTO GALERI
1/3
Rreth 2,000 mbështetës të Benito Mussolini u mblodhën në të dielën në qytezën e tij të lindjes Predappio ne Emiglia Romagna

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA