Masat për targat në Kosovë/ Qytetari serb merr vërejtje: Është thjeshtë letër, nuk do ta ndërroj

01/11/2022 12:34

Qytetari Milan Milosavçviç, i cili ka hyrë brenda territorit të Kosovës disa minuta më parë tha se ka pranuar vërejtjen, por që për të është thjeshtë letër dhe nuk do të ndërrojë targat.

Nga sot nisi zbatimi i planit të Qeverisë së Kosovës për qortimin e makinave me targa serbe që qarkullojnë brenda shtetit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka bërë përgatitjet e duhura që nga ora 00:00 e datës 1 nëntor të fillojë me zbatimin e msaës ndaj qytetarëve që kanë makinat me targa ilegale.

Deri më tani nuk dihet sa është numri i qytetarëve që janë marrë masa. Megjithatë në pikën kufitare në Bërnjak në 30 minutat e fundit nuk ka hyrë brenda territorit të Kosovës asnjë makinë me targa ilegale.

Ndërkohë në mëngjes në Mitrovicën e Veriut pranë urës së Ibrit vetura KM ka pasur në numër të lartë, por që nuk janë parë policë që të marrin masa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA