Mane grushton si portier, por për VAR-in nuk ka penallti, zhbllokon Pavard
01/11/2022 22:05
Bayern – Inter 1-0 (Pavard 32′)
Episod i çuditshëm në minutën e 8-të të takimit mes Bayernit dhe Interit, në “Allianz Arena”. Nicolo Barella i zikaltërve godet fluturimthi nga jashtë zonës me topin që drejtohet nga porta, por Sadio Mane e devijon me duar sikur të ishte portier, në tentativë për të mbrojtur fytyrën. Çuditërisht gjyqtari nik akordon penallti, pasi edhe pse konsultohet me sistemin VAR. Një episod që pa dyshim do të ngjallë diskutime për standardin e përdorur.