Klandestinët në shënjestër! Ministrja e Brendshme britanike paralajmëron shqiptarët

01/11/2022 12:32

Ministrja e Brendshme britanike e ri emëruar, Suela Braverman, ndodhet në një presion të jashtëzakonshëm për të mbajtur postin e sapo marrë, për shkak të disa gabimeve të saj, por edhe për shkak të krizës së refugjatëve të ardhur në Britani me gomone.

Ajo paralajmëroi në Parlament se “Ne po punojmë që rastet e shqiptarëve të ardhur trajtohen, dhe ata që nuk e meritojnë, të deportohen, në disa raste, edhe brenda disa ditëve”.

E ndodhur ne syrin e ciklonit politiko-mediatik, Ministrja e re britanike e Punëve të Brendshme, vetë fëmije emigrantësh me origjinë nga India, Suella Breverman ka deklaruar në parlament se “sistemi i azilit në Britani është shkërmoqur dhe migracioni ilegal ka dalë jashtë kontrollit”.

Ajo paralajmeroi duke pasur parasysh edhe Shqipërinë, se ” njerëzit që vijnë ilegalisht nga vende të sigurta nuk janë të mirëpritur në Britani”!

“Këtë vit është vënë re një rritje e të ardhurve nga Shqipëria, shumë prej tyre, kam frikë se po abuzojnë me ligjet e skllavërisë moderne. Ne po punojmë që rastet e shqiptarëve të trajtohen dhe ata që nuk meritojnë të deportohen disa raste edhe brenda disa ditëve”, shtoi Braverman!

Shqiptarët faktikisht mund të jenë me të shumtë në numër, por nuk janë te vetmit, të cilët nuk përmenden, çuditërisht aq shumë!

Krahas fushatës mediatike dhe politike kundër shqiptarëve dhe përse ata vijnë në Britani, një pyetje që po ngrihet gjithnjë e më shumë në median angleze është a po përdoren shqiptarët e ardhur si “kokë turku” për dështimin spektakolar të konservatorëve, që pas 12 vjetësh në pushtet, tani deklarojnë se sistemi i emigracion është shkërmoqur dhe ka dështuar!

Sërish përgjigja mund të gjendet në pyetjen a e gjetën të tillë konservatorët sistemin e azilit dhe migrimin ilegal apo ndihmuan si qeveri ta sillnin në këtë gjendje?!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA