Cormac Roth, djali i aktorit anglez, Tim Roth fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare.
Familja e tij njoftoi nëpërmjet një deklarate duke shkruajtur:
Të dielën, më 16 tetor, ne humbëm djalin tonë, Cormac pas një beteje të guximshme me kancerin. Ai vdiq i qetë në krahët e familjes së tij që e donin dhe e adhuronin. Ai luftoi me një guxim të jashtëzakonshëm vitin e kaluar dhe e ruajti zgjuarsinë dhe humorin e tij deri në fund. Një shpirt i butë që solli kaq shumë lumturi dhe shpresë për ata që e rrethonin. Hidhërimi rritet kur mendojmë për atë djalë të bukur që njohëm gjatë këtyre 25 viteve e 10 muajve.
Cormac u diplomua në Kolegjin Bennington në Vermont dhe ishte një muzikant jashtëzakonisht i talentuar. Në një postim në Instagram në muajin korrik, Cormac njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer të fazës së tretë në nëntor të 2021. Ai shkroi në rrjetin e tij social Instagram:
Më ka hequr gjysmën e dëgjimit, 60 kilogramë peshë, besimin tim dhe do të vazhdojë rrugën e tij vrastare, derisa unë të arrij ta ndaloj disi. Por, nuk më ka hequr vullnetin për të mbijetuar, apo dashurinë për të bërë muzikë. Nuk ma ka hequr ende.
Top Channel