Për të lehtësuar fermerët në aplikimet për skemat kombëtare apo IPARD, në vitin 2018 u krijuan 4 agjenci rajonale të ekstensionit me seli në Tiranë, Shkodër, Lushnjë dhe Korçë.
Në organigramën e kësaj agjencie janë të punësuar rreth 170 ekstesionistë, pra asistentë teknikë që kanë për detyrë të orientojnë fermerët për plotësimin e dokumentacionit për të aplikuar në këto skema.
Fermerët denoncojnë se këto “ekspertë’ janë kthyer në një ushtri që kërkojnë ryshfet në këmbim të lehtësive për të qenë pjesë e skemave.
“Janë disa ekspertë, unë do ti quaj pseudo-ekspertë pasi ata nuk kanë lidhje me bujqësinë, janë njerëz që kërkojnë vetëm rryshfet, të intimidojnë njerëzit, ata kërkojnë një mal me letra.Nuk ka pse të ketë, burokraci, nëse ti ke ndërtuar një fermë të vijë të shikojnë, është lehtësisht e verifikueshme e ke ndërtuar apo jo, shikohet nëse je tek lista e kredive të këqija dhe nëse ti ke mbjellë, është fakt, hektarët e mbjella janë fakt”, u shpreh Franc Kaloshi.
Ai akuzon se pavarësisht milionave të hedhura, askush nuk monitoron se çfarë ndodh me këto para.
Top Channel