18/11 16:36
Maurizio Sarri është magjepsur nga Rafa Silva i Benfica-s, protagonist në Champions League kundër Juventus.
Kontrata e portugezit me Benfica-n skadon në verën e 2024-ës dhe Sarri raportohet se i ka kërkuar Igli Tares të nisë punën për këtë afrim.
29-vjeçari është bashkuar me Benfica-n në vitin 2016, ndërsa deri më tani karrierën e tij e ka zhvilluar vetëm në Portugali, ndaj një lëvizje te Lazio do ishte një ndryshim total për mesfushorin.
Top Channel