Edvin Kulluri akuzon Belind Këlliçin dhe Edi Palokën: Si mund të bashkëjetojnë në një parti këta të dy, kur kanë vjedhur vota për Lulzim Bashën?

01/11/2022 16:35

Ish-këshilltari i PD-së, Edvin Kulluri akuzon ka hedhur akuza të rënda ndaj Belind Këlliçit, i cili ka vendosur të garojë në primaret e Tiranës, dhe Edi Palokës.

Në një intervistë për mediat, Kulluri ka deklaruar se Këlliçi dhe Paloka kanë vjedhur zgjedhjet në PD për Lulzim Bashën. Ai shtoi se Këlliçi nuk ka bërë asnjë betejë në këto 4 vite.

“Ju më thatë diçka qëparë, se zoti Këlliçi thotë: “E tha Paloka”. Po mirë, këta të dy, si mund të bashkëjetojnë në një parti? O janë vjedhur zgjedhjet për Lulzim Bashën, këtë punë duhet ta kishin diskutuar, ose nuk janë vjedhur. Por, edhe nëse këta të dy e zgjidhin këtë punë, ka një palë të 3-të brenda që i janë vjedhur votat, që janë Harxhi, Imami, etj, etj, që kanë qenë pjesë e grupimit për PD-në, që nuk flasin asnjë fjalë sesi janë ulur në të njëjtën tryezë me këta që u kanë vjedhur votat këtyre. Pa e thënë Paloka, ne i kemi denoncuar vjedhjet e 2021-it (brenda PD-së). Tani çfarë ndodh? Këtu ndodh një gjë: në qoftë se flet udhëheqësi suprem, këtu mbyllen të gjitha problemet. Këtu ka rëndësi të marrësh një karrige dhe të ulesh pranë zotit Berisha. Unë në foltore nuk isha asnjë ditë, për një arsye dhe e kam thënë: Unë nuk ulem në një karrige, në një tavolinë, në një rresht, me ata që kanë vjedhur vota për Lulzim Bashën dhe ata që s’kanë bërë asnjë betejë këto 4 vite”, deklaroi Kulluri.

Kulluri theksoi se PD e ka të pamundur t’i fitojë këto zgjedhje sepse nuk ka një model më të mirë se kundërshtarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA