E pengonte shkëlqimi i diellit, zbulohet asteroidi që mund të jetë i rrezikshëm për planetin

01/11/2022 13:55

Astronomët kanë pikasur një asteroid potencialisht të madh që paraqet rrezik për Tokën i zbuluar gjatë tetë viteve të fundit. Ky asteroid është një nga tre të tillë që ndodheshin afër Tokës dhe fshiheshin të pazbuluar për shkak të shkëlqimit të diellit.

Asteroidët i përkasin një grupi të gjetur brenda orbitave të Tokës dhe Venusit, por ata janë tepër të vështirë për t’u vëzhguar sepse shkëlqimi i diellit i mbron ata nga vëzhgimi i teleskopit.

Për të shmangur shkëlqimin e diellit, astronomët vëzhguan shkëmbinjtë hapësinorë ndërsa përdorën ‘Kamerën e Energjisë së Errët’ të vendosur në teleskopin 4 metra Víctor M. Blanco në Observatorin Ndër-Amerikan Cerro Tololo në Kili.
Gjetjet e tyre u publikuan të hënën në ‘The Astronomical Journal’ .

Një nga asteroidët, i quajtur 2022 AP7, është 1.5 kilometra (0.9 milje) i gjerë dhe ka një orbitë që mund ta sjellë atë brenda rrugës së Tokës në të ardhmen, por është e vështirë për shkencëtarët të dinë se kur.

“Deri më tani ne kemi gjetur dy asteroidë të mëdhenj afër Tokës që janë rreth 1 kilometër të gjerë, një madhësi që ne equajmë vrasës planetësh”, tha austronomi Scott S. Sheppard.

Shkencëtarët përcaktuan se asteroidi kalon nëpër orbitën e Tokës, por kjo ndodh kur Toka është në anën e kundërt të diellit, por ky model do të vazhdojë për shekuj pasi asteroidit i duhen pesë vjet për të përfunduar një orbitë rreth diellit. Por me kalimin e kohës, lëvizja orbitale e asteroidit do të jetë më e sinkronizuar me atë të Tokës.

Shkencëtarët nuk e dinë orbitën e asteroidit me saktësi të mjaftueshme për të thënë se sa i rrezikshëm mund të bëhet në të ardhmen, por tani për tani, “ai do të qëndrojë shumë larg nga Toka”, tha Sheppard.

Dy asteroidët e tjerë, 2021 LJ4 dhe 2021 PH27, janë në orbita shumë më të sigurta që nuk paraqesin rrezik për Tokën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA