Së fundmi, një grua i ka befasuar të gjithë duke thënë se po martohet me një fantazmë.

Brocarde, e cila thotë se është dashuruar me fantazmën e një ushtari të quajtur Edoardo, mori pjesë në emisionin ITV, për të ndarë detajet e dasmës së tyre. Madje, pretendoi se ai e kishte kthyer atë në fantazmë për një javë.

Gjatë intervistës me Phillip Schofield dhe Holly Willoughby, Brocarde bërtiti dhe zbuloi se Edoardo ishte me të në studio.

Ai është këtu.

38 vjeçarja pretendoi gjithashtu se u takua me Edoardon gjatë një stuhie, teksa luftonte për të fjetur pas një grindjeje me një mik. Gruaja pranoi se e kishte të vështirë të gjente një kishë që do t’i martonte.

Unë mendoj se ka një problem me fenë dhe jetën e përtejme. Jo të gjithë priftërinjtë besojnë.

Po, ju a besoni në fantazma? Rikujtojmë se edhe aktorja e njohur Octavia Spencer, beson. Gjatë një interviste të fundit me Ellen DeGeneres, aktorja zbuloi se ajo mendon se shtëpia e saj është e mbushur me fantazma, por mos u shqetësoni, nuk është aq e frikshme sa duket. Sipas Octavia-s, shtëpia e saj më parë ishte në pronësi të një aktori që shfaqej në “Western”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA