“Duart e Putinit janë njollosur me gjak”/ Kievi këmbëngul që Moska të ndalohet në samitin e G20

01/11/2022 11:26

Këtë muaj, përfaqësuesit e Grupit 20 do të mbërrijnë në Bali, Indonezi për samitin e tij të 17-të.

U raportua gjerësisht në gusht se si Vladimir Putin ashtu edhe presidenti kinez Xi Jinping do të merrnin pjesë në mbledhje, por thuhet se Putin është i pavendosur.

Oleg Nikolenko, një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Ukrainës, tha sot se Rusia duhet të përjashtohet nga G20 – dhe të ndalohet nga samiti. G20 do të mbahet midis 15 dhe 16 nëntorit.

“Putin pranoi publikisht urdhërimin e sulmeve me raketa ndaj civilëve ukrainas dhe infrastrukturës energjetike. Me duart e tij të njollosura në gjak, ai nuk duhet të lejohet të ulet në tryezë me liderët botërorë. Ftesa e Putinit në samitin e Balit duhet të revokohet dhe Rusia të përjashtohet nga G20.” – tha Nikolenko

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA