Bolsonaro thyen heshtjen, por nuk pranon humbjen

01/11/2022 23:01

 Presidenti i ekstremit të djathtë të Brazilit Jair Bolsonaro të martën shmangi pranimin e humbjes së zgjedhjeve në komentet e tij të para publike duke thënë se protestat që nga ajo kohë ishin fryt i “indinjatës dhe ndjenjës së padrejtësisë” për votën.

Bolsonaro-s iu deshën më shumë se 44 orë për të bërë komentet e tij të para publike që kur rezultatet u shpallwn nga autoritetet zgjedhore.

Mes heshtjes së tij, mbështetësit bllokuan autostradat për të protestuar për humbjen e tij, me disa që bënin thirrje për një grusht shteti ushtarak për të ndaluar kthimin e ish-presidentit Lula në pushtet. Vonesa e Bolsonaros në njohjen e zgjedhjeve të Lulës ngjalli frikën se ai do të kundërshtonte rezultatin e ngushtë të zgjedhjeve.

Bolsonaro falënderoi brazilianët që votuan për të dhe përsëriti se ai do të ndiqte kushtetutën e vendit, e cila përcakton një tranzicion të pushtetit më 1 janar. Ai iu referua demonstratave si një “lëvizje popullore” dhe tha se ato duhet të shmangin shkatërrimin e pronës.

Fitorja e Lulës përfaqëson një rikthim befasues për ish-punëtorin e metalit 77-vjeçar, i cili kaloi 19 muaj në burg për korrupsion. Lula është zotuar të përmbysë shumë nga politikat e Bolsonaros, duke përfshirë masat pro armëve dhe mbrojtjen e dobët të pyjeve tropikale të Amazonës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA