Banesa e përdhunuesit shqiptar, ja ku jetonte para se të ikte për emigrim në Greqi

01/11/2022 10:37

Spartak Dyrmishi, I arrestuar për përdhunim në Athinë, banonte në Vlorë, para se të shkonte për emigrim në Greqi.

Aktualisht më banesë banojnë qiraxhinj. 45-vjeçari është arrestuar në vendin tonë dhe i është dorëzuar autoriteteve greke në pak orë.

Sipas informacioneve, ai ka hyrë në Shqipëri natën e 27 tetorit për t’i shpëtuar policisë së Athinës.

Është vërtetuar shkencërisht se shqiptari Spartak Dyrmishi është autor i dy përdhunimeve, nga tre që akuzohej. Këtë fakt e zbuloi ADN-ja e kryer nga rrobat e viktimave.

45-vjeçari kishte probleme me alkoolin, ndërsa ishte ndarë para pak kohësh nga bashkëshortja dhe është baba i dy fëmijëve të vegjël, vajzë dhe djalë.

Rasti i fundit i përdhunimit ishte një javë më parë ku sipas denoncimit të njërës prej viktimave, shtetasi shqiptar tashmë i identifikuar e përdhunoi në stacionin e tramvajit në lagjen “Faliro” në një prej zonave më turistike të kryeqytetit, ndërsa vetëm një ditë më pas, i njëjti person tentoi të përdhunonte një tjetër, e cila pasi mundi të gjejë një lokal dhe të ndalojë makinën, u largua me vrap duke kërkuar ndihmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA