Miliarderi i teknologjisë Elon Musk nuk bën kompromis nëse bëhet fjalë për dëshirat e tij.

Në një intervistë të dhënë së fundmi në një podcast, ai zbuloi se është e vështirë të qëndrojë në formë, sepse po plaket gjithnjë e më shumë. Shefi i Tesla-s ka shpjeguar që problemin më të madh e ka për shkak se nuk është një adhurues i madh i aktiviteteve fizike dhe i trajnimeve intensive edhe pse dikur ka ushtruar karate, tekwondo, xhudo.

“Të jem plotësisht i sinqertë, po të kisha mundur nuk do të bëja fare ushtrime. Më me dëshirë do të haja një ushqim të shijshëm dhe të jetoja më pak.”

Musk ka shpjeguar që është i vetëdijshëm sa është me rëndësi të mbahet një balancë me peshën, prandaj përpiqet të ruajë masën. Kryesisht ha omëletë, por e adhuron skarën. Parapëlqen kuzhinën franceze dhe atë gjermane. Njeriu më i pasur fle çdo natë gjashtë deri në gjashtë orë e gjysmë.

“Gjumi është i mrekullueshëm. Jam shumë i mërzitur nëse nuk fle mjaftueshëm. Mund të rrija zgjuar më gjatë, por më pas do të punoja më pak, sepse mungesa e gjumit ndikon në fokusin tim. Mbron cilësinë e gjumit dhe shëndetin”.

Rikujtojmë, se Musk pranoi se për të mbajtur trupin në formë ka injektuar ilaçin e diabetit, që po përhapet gjerësisht si metodë dobësimi në SHBA. Kur u pyet nga një fans në Twitter: “Cili është sekreti yt?”, Musk u përgjigj: “Agjërim” dhe “Wegovy”. Miliarderi është i fundit që pranon se ka përdorur Wegovy, një dozë e lartë e semaglutidit të ilaçit popullor të diabetit, i cili është bërë i njohur në TikTok me të famshëm që reklamojnë përfitimet e tij të shumta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA