Ish-kampioni i botës në shah, Anatoli Karpov, 71 vjeç, pësoi një lëndim në kokë si pasojë e një aksidenti në familje dhe tani është në gjendje kome.
Ai është shtruar në një nga spitalet kryesore të kryeqytetit rus, Moskë. Sipas Federatës Ruse të Shahut, “trauma e Karpovit është rezultat i një rrëzimi”.
Karpov ishte kampion bote midis viteve 1975 dhe 1985, kur u mposht nga Garri Kasparov dhe aktualisht është deputet i Dumës, që është dhoma e ulët e Parlamentit Rus.
Vajza e shahistit të famshëm, Sofia, mohoi se ai kishte qenë viktimë e një sulmi të shtunën e kaluar, sikurse kishin raportuar disa medie.
Karpov aktualisht ndodhet në koma të induktuar në repartin e kujdesit intensiv të repartit të neurologjisë të spitalit “Sklifosovski” të Moskës, një nga qendrat mjekësore më prestigjioze në kryeqytetin rus./ Super Sport
Top Channel