LIVE/ “Mos bini pre e provokimeve, ndryshe thërrasim policinë t’i arrestojë”, dita e 11-të e protestës, debat mes qytetarëve për flamurin amerikan Prezantimi i 3 projektligjeve të paketës fiskale 2023 ka ngjallur debate në komisionin e ekonomisë, veçanërisht lidhur nisma e qeverisë për shumëfishim gjobash për bizneset që bëjnë evazion dhe masa për të ulur përdorimin e parasë kash.
Deputetë të opozitës thonë se ekzekutivi ka dështuar në formalizmin e ekonomisë dhe ashpërsimi i gjobave nuk e zgjidh problemin.
Deputetët kërkojnë që vëmendja të përqendrohet te sektorët që evidentohen me risk për pastrimin e parave.
Ndërkohë, në fjalën e tij deputeti socialist Erion Braçe kërkoi një analizë të detajuar lidhur me ecurinë e fiskalizimit, duke shtuar se procesi është I lidhur ngushtë me ligjet e reja të paketës fiskale.
Top Channel