“Hetimi ka nisur, akuzat nuk kanë dënime të rënda”, gazetari Hoxha: Me teknologjinë nuk ka garanci askush 30/09 22:59
Mazhoranca i preu shpresat demokratëve të cilët duan ndryshimin e hartës territoriale para zgjedhjeve të pranverës.
Pak orë para seancës plenare Taulant Balla lajmëroi vendimin e grupit socialist që njësitë vendore nuk do preken.
Socialistet lanë një shteg hapur që reforma territoriale mund të rishikohet pas zgjedhjeve lokale.
Reforma territoriale ishte si pasojë e marrëveshjes politike të Edi Ramës me Lulzim Bashën për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut, por pakti në fund dështoi pasi dëshira e demokrateve për shtimin e hartës me 33 bashki të reja në fund nuk u plotësua.
Top Channel