Florida ndalon kirurugjinë e fëmijëve transgjinorë

31/10/2022 21:47

Bordi mjekësor i shtetit amerikan të Florida votoi dje për të ndaluar praktikat sterilizimit e gjymtimit të fëmijëve në kuadër të politikës së kontestuar federale në SHBA për “konfirmimin e gjinisë.”

Procedura të tilla të promovuara nga qeveria demokrate po kontestoheshin gjithnjë e më shumë, derisa publiku u ndërgjegjësua se ato po promovoheshin në gjerësisht ne shkolla te fëmijët, dhe kur u kuptua se deri ku arrinin doktorët amerikanë për të krijuar ‘klientë të përjetshëm’ e rrjedhimisht rrjedhën e të ardhurave të tyre, shkruan rrjeti konservator vendas Beitbart.

Bordi tha se vendimi bazohen në pakthyeshmërinë e trajtimeve dhe mjekimeve të përdorura (përkundër asaj që reklamohej nga doktorët) si dhe në numrin në rritje të adoleshentëve që kërkonin të riktheheshin në seksin e mëparshëm pas tranzicionit të imponuar në fëmijëri apo në adoleshencën e hershme. Vendimi i fundit i aplikohet fëmijëve në të gjithë shtetin, përfshi dhe ata që janë aktualisht duke kryer trajtime.

Një person që ka refuzuar tranzicionin, e quajtur Chloe Cole, foli ne panel kundër mjekimeve të përdorura nga mjekët e ndryshimit të gjinisë te fëmijët, siç janë bllokuesit e pubertetit dhe procedura të tjera, në një histori që tronditi panelin. Vajza kishte kryer procedurat e kthimit nga femër në mashkull dhe rrjedhimisht anasjelltas.

“Unë kisha gjokse të bukur që tani m’i kanë djegur për asgjë, falemnderit mjekësia moderne”, tha ajo pasi shpjegoi se kishte kryer operacionin e “konfirmimit të gjinisë” në moshën 15 vjeçare.


Ajo shtonte më tej: “Në moshën 13 vjeçare nisa të marr bllokuesit e pubertetit dhe testosteron për t’u kthyer në mashkull. Në moshën 15 vjeçare bëra operacionin e mastektomisë për të hequr gjokset dhe në moshën 16 vjeçare pas disa vitesh tranzicioni gjonor, nisa të kuptoj se nuk e dëshiroja këtë, pasi kjo ishte një gënjeshtër që doktorët i thanë prindërve të mi, duke i bindur se ‘tranzicioni ishte mënyra e vetme në të cilën mund të jetoja’”.

Ajo shpjegonte se më parë ishte një vajzë “shumë femërore,” por aksesi i hershëm ndaj mediave sociale i nisi dyshimet për imazhin e trupit.

“Ndiqja përmbajtje të papërshtatshme për moshën time që ishin një jehonë e ideologjisë së majtë, si për shembull se seksi e gjinia janë gjëra të veçanta, se gratë janë vetëm viktima, se meshkujt janë superiorë dhe se kisha nevojë për hormone e operacione për të mbijetuar”, shpjegonte Cole.

“Ideologjitë e gjymtimit kanë vërshuar mes shkencës e mjekësisë, dhe unë pa e kuptuar i dhashë mendjen e trupin lëvizjes së anti-shkencës që e përshkruan femrën si një kukull Barbie me flokë të gjata, fustane dhe perceptime të rreme nga më të ndryshmet”.

Cole tha më tej se krijoi probleme psikiatrike gjatë procedurave të tranzicionit, megjithëse doktorët ngulnin këmbë se kishte nevojë për to për t’u ndjerë “normale”.

“Isha në prag vetëvrasjeje gjatë gjithë shkollës së mesme, nuk isha kështu para se të merrja hormonet, e megjithatë doktorët i thonin prindërve të mi: ‘Do të donit më mirë një vajzë të vdekur, apo një djalë në jetë?’”

Trajtimet e ‘konfirmimit të gjinisë’ te fëmijët e adoleshentët po aplikohen në SHBA dhe shumë vende të tjera perëndimore, megjithëse mund të kenë efekte të përhershme fizike si sterilizim apo humbje të dendësisë së kockave. Kirurgji gjinore po aplikohen ndaj tyre si heqje e gjinjve apo organeve të tjera gjenitale – duke ndryshuar jetën e tyre në mënyre të pakthyeshme.

Këto trajtime po promovohen te fëmijët në Perëndim edhe pse paqartësia gjinore është shpesh e përkohshme dhe fuqimisht e lidhur me mjedisin shoqëror dhe përdorimin e rrjeteve sociale.

FOTO GALERI
1/3
Trajtimet e ‘konfirmimit të gjinisë’ te fëmijët e adoleshentët po aplikohen në SHBA dhe shumë vende të tjera perëndimore, megjithëse mund të kenë efekte të përhershme fizike

Top Channel