Që nga 1 janari i këtij viti bizneset kanë paguar fatura të kripura të energjisë elektrike. 

Për biznesin e mesëm çmimi i energjisë elektrike u rrit me 70%, ndërsa bizneset e mëdha çmimi i energjisë kushton edhe më tepër dukë u rritur në 380% ose 3.8 më shumë.

Ky vendim i qeverisë, rriti kostot e prodhimit dhe uli të ardhurat.

“Për sipërmarrjen e mesme të cilët  nuk dolën në tregun e lirë të parregulluar që ishin plus 7400 biznese energjia elektrike u rrit me 70% shkoi në 18,5 plus TVSH lekë. Për sipërmarrjet që kanë dalë në tregun e lirë ju e bëni vetë aritmetikën nga 11-13 lekë për kilovat ka shkuar në 54 lekë që do të thotë se është shumëfishuar në mënyrë të frikshme“, tha Arben Shkodra.

Qeveria nuk rrit çmimin e energjisë elektrike për familjarët që konsumojnë nën 800 kilovat, por nga ana tjetër shqiptarët po blejnë më shtrenjtë lëndët e ndërtimit dhe produktet ushqimore, sepse për këto biznese  enegjia është shumë herë me e kushtueshme se sa atom und të përballojnë.

“Duke numri i vogël 90 biznese por volumi i tyre në ekonomi është i madh. Që do të thotë se po flasim për sipërmarrje që në një farë forme tërheqin ekonominë. Janë sipërmarrje të fabrikave të çimentos, të fabrikave të tullave, të ujit, fabrika të cilat punojnë me material ndërtimore, fabrika të cilat bëjnë përpunime ushqimore. Dhe këto janë biznese që padyshim e transferojnë të tërë biznesin e tyre  të klientëve ose të konsumit transferojnë vlera të ngritura”, u shpreh ai.

Pyetje: Kur thonë që 90 biznese paguajnë një çmim të kripur të energjisë, çfarë lloje biznesesh janë, dhe një futurë e rënduar e vendos në rrezik financiar biznesin ?  A ka biznese që janë mbyllur për shkak të çmimit të rritur të energjisë elektrike?

“Po kemi informacion që nga këto 2-3 ndërmarrje e kanë pezulluar aktivitetin. të tjerat janë akoma në pritje  besoj se edhe ato do të fillojnë të pezullojnë aktivitetin  deri sa çmimi energjisë elektrike të stabilizohet?”.

Çmimi i rritur i energjisë elektrikë do të ulë prodhimin vendas, dhe do të rrisë lëndët e importit, që për konsumatorin do të kushtojnë disa herë më tepër.

“Nëse ne nuk prodhojmë më çimento padyshim që do të vijë çimento me inflacionin e atij shteti nga e ka origjinën. Nëse ne nuk prodhojmë më ujë do të vijë uji me inflacionin e atij shteti nga ka origjinën?”.

Pyetje: A keni ju një propozim se si mund të parandalohet një gjë e tillë, ose se si mund të funksionojë përballë krizës energjitke ose se si mund ta shpëtojmë biznesin dhe të mos rëndojmë konsumatorin?

“Duhet të kursejmë nga disa shpenzime të tepërta publike”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA