Aktori Ralph Fiennes ka dënuar sulmet e drejtuara ndaj autores së Harry Potter JK Rowling për pikëpamjet e saj mbi çështjet transgjinore.
Në një intervistë me New York Times, aktori që luajti Lord Voldemort në serinë e filmave të Harry Potter tha se është drejtuar një abuzim i neveritshëm ndaj Rowling.
“Rowling shkroi të gjithë këta libra të mrekullueshëm për fuqizimin, për fëmijët që e gjejnë veten si qenie njerëzore. Ka të bëjë me mënyrën se si bëheni një qenie njerëzore më e mirë, më e fortë, më e orientuar moralisht. Abuzimi verbal drejtuar ndaj saj është i tmerrshëm”, tha aktori.
Në vitet e mëparshme, Rowling provokoi tërbimin e një pjese të publikut liberal me mendimin se, megjithëse mbështet të drejtat e personave transgjinorë, ajo beson se gjinitë ekzistojnë, pavarësisht pikëpamjeve gjithnjë e më të theksuara në Perëndim se ato janë vetëm konstruksione sociale.
“Unë mund ta kuptoj zemërimin për atë që ajo thotë për gratë. Por ajo nuk është një fashiste e turpshme, e djathtë. Ajo është thjesht një grua që thotë ‘Unë jam një grua dhe ndihem si një grua dhe mund të them se jam një grua’, dhe e kuptoj se nga vjen ajo edhe pse nuk jam grua”, tha Fiennes.
Duke folur për “kulturën e anulimit”, Fiennes deklaroi se është kundër natyrës bardh e zi të të menduarit, d.m.th se “zemërimi i drejtë është i drejtë, por shpesh bëhet pak budalla pasi nuk mund të kalojë rrugën e tij nëpër zona gri, nuk ka nuanca”.
Top Channel